Shkolla është një institucion edukues dhe formues i personalitetit të fëmijëve. Rolin më të madh në dhënien e dijes sigurisht që e kanë mësuesit të cilët përpiqen mjaft që të krijojnë atmsoferën e duhur në klasë por edhe pëlqimin e nxënësve. Por në moshën e pubertetit duke qenë ende edhe shumë të vegjël, fëmijët mund t’i keqintepretojnë këto gjeste e të fantazojnë në botën e tyre.
Kështu jo në pak raste degjojmë për dashuri ndaj mësuesea, edhe pse të pastër por përsëri në një formë tjetër.
E janë personazhet publikë të showbizzit ata të cilët pranojnë pa komplekse se kanë pasur “fiksim” mësuesen e tyre.
Nga Muarrem Hoxha e deri tek Turjan Hysko, ja çfarë kanë thënë vipat për fiksimet e tyre:
Muharrem Hoxha
I ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit” ditën e djeshme, teksa tregonte për fëmijërinë e tij aktori i njohur tregoi një situatë komike që i kishte ndodhur teksa një “zyshë” nga Tirana me minifund i kishte ardhur për mësim.
Pjesë nga biseda me Rudina Dembacaj:
Çfarë fëmije ka qenë Rrema?
Muharrem Hoxha: Nga ato fëmijët që një mësuese nga Tirana shkoi në Pukë me minifund. Duke shkruajtur i ra shkumësi. U ul ta marrë, kupton ti me minifund, hapa dollapa kush është mbrapa? Kalamajt haha, u kthye ajo, kapi të parin.
Biseda mësues-nxënës
Mësuesja: Çfarë pe?
Nxënësi: Asgjë, vetëm kofshët.
Mësuesja: Ik, një javë përjashtim nga shkolla. Nga dritarja, çfarë pe?
Nxënësi: Më fal, vetëm kofshët. Ik një muaj.
Vjen rradha e një djali si puna e Rremës.
Mësuesja: Çfarë pe? (Qeshte). Mos bëj si gomar, çfarë pe?
Nxënësi: Unë çfarë pashë, mirupafshim. Nuk shihemi një vit bashkë.
Kastro Zizo
I ftuar sërish në “Mos i fol Shoferit” këngëtari i njohur për tipin e tij moskokëçarës tregoi për moshën e tij të pubertetit dhe dashuritë e para.
“…pastaj nga klasa e katërt rashë në dashuri me një mësuese.” u shpreh Kastro teksa pas vajzës me emrin Anjeza, tregoi edhe fiksimin e tij për zyshën.
Turjan Hysko
Edhe moderatori i njohur njëkohësisht edhe këngëtari i grupit “Produkt 28” ka treguar dashurinë e tij platonike që kishte për zyshën e tij të kimisë gjatë bashkëbisedimit në emisionin “Xing me Ermalin”
Pjesë nga biseda:
“Isha në gjimnazin “Petro Nini” dhe shokët e klasës telefononin në shtëpi zyshën e Kimisë. Unë pa e ditur kush ishte e shava në telefon. Normalisht më thirrën në drejtori dhe ishin gati të më përjashtonin.
Ishte simpatike dhe u dashurova me të. U dashurova vërtetë dhe në fund ia thashë. I thashë: Zysh Alma unë të dua. Ndërsa ajo mu përgjigj: Turi edhe unë të kam xhan. Por unë e doja vërtetë”, u shpreh moderatori.
/AlpeNews.al