“AI KISHTE RËNË DHE…”/ John Travolta flet për vdekjen e të birit: Nuk mendoja se do të mbijetoja! – AlpeGossip
“AI KISHTE RËNË DHE…”/ John Travolta flet për vdekjen e të birit: Nuk mendoja se do të mbijetoja!

“AI KISHTE RËNË DHE…”/ John Travolta flet për vdekjen e të birit: Nuk mendoja se do të mbijetoja!

Aktori i famshëm hollivudian humbi në 2009-tën djalin 16 vjec, Jett, pas një krize që ai pati në shtëpinë e pushimit të familjes në Bahamas. Është gjëja më e tmerrshme që më ka ndodhur në jetë, rrëfeu ylli 64 vjecar për Us Weekly. E vërteta është se nuk mendoja që do t`i mbijetoj kësaj gjëje, shtoi ai.

10 vjet më parë, një pastruese e gjeti Jettin pa ndjenja në banjë; ai kishtë rënë dhe kishte goditur kokën. Adoleshenti, që ishte djali i madh i Travoltës dhe të shoqes, Kelly Preston, vuante që në fëmijëri nga kriza epilepsie. John thotë se Kisha e Shkencologjisë e ka ndihmuar t`i bëjë ballë kësaj tragjedie dhe sipas tij, është e vetmja gjë që i mban bashkë me të shoqen me këmbë në tokë.