“SI MUNDA TË BËHEM E BUKUR”/ Sonila Meço: Dikur isha si stekë bilardo, me syze, tela… (FOTO) – AlpeGossip
“SI MUNDA TË BËHEM E BUKUR”/ Sonila Meço: Dikur isha si stekë bilardo, me syze, tela… (FOTO)

“SI MUNDA TË BËHEM E BUKUR”/ Sonila Meço: Dikur isha si stekë bilardo, me syze, tela… (FOTO)

Sonila Meço tregon se dikur në adoleshencë ka qenë shumë e shëmtuar.

Ajo thotë se në paraqitje dukej si stekë bilardo, me syze dhe tela te dhëmbët.

E ftuar në emisionin Late Night Show, gazetarja zbuloi se si mundi të transformonte pamjen e saj.

Kastro Zizo: Kur kam qenë 16-17 vjeç kam qenë si një stekë bilardo me disa flokë, shumë i shumë i shumtuar

Sonila Meço: Edhe unë. Meqë e solle këtu dhe që ti bëjmë qejfin atyre që u mund të jenë bërë keq kur ti më bëre komplimente mua.  Në klasë të parë fillore, unë qesh gjithmonë me prindërit e mi dhe i them ju të dy do të çoheni në Hagë bashkë me time motër. 

Kastro Zizo: Kemi një foto më duket

Sonila Meço: Të klasës së parë?

Kastro Zizo: Po me ato telat te goja, këpucët e mëdhaja. Nuk e kemi se ishte shaka

Sonila Meço: Mund të ta shpjegoj. Mami im është mjeke okuliste dhe natyrisht gjëja e parë që thotë është fëmija më duket se nuk sheh mirë.

Syzet e asaj kohe nuk ishin fine siç janë sot që i vë edhe për qejf.

Duke qënë se sytë kishin numra të ndryshëm duhej që njëri të mbyllej dhe të funksiononte tjetri. Më vinin një copëz të bardhë në sy se kisha syze. Ndërkohë dhëmbët i kisha çarë e të dalë pak përpara.

Prindërit menduan se ishte mosha më e mirë dhe më vendosën edhe telat. Isha një kokë më e gjatë se të tjerët.

Gjithashtu është e vërtetë edhe për këpucët, se kisha motrën më të madhe dhe merrja këpucët e saj dhe i vishja. Kur mendoj dhe unë isha një stekë e gjatë me syze dhe me tela. Dhe ja ku jemi. Ka shans për të gjithë.