Karriera e Greta Koçit si këngëtare nisi në një moshë të vogël dhe tepër delikate për çdo njeri. Këngët e saj të para kanë qenë po aq të suksesshme sa dhe në ditët e sotme, por kjo sigurisht ka ndodhur me ndihmën e prindërve të saj që në daljet e para. E ftuar në ‘E Diell’ ditën e sotme, Greta ka zbuluar se prindërit kanë qenë një mbështetje e madhe për të. “Unë atëhere isha shumë e vogël, nuk e kuptoja çfarë do të thoshte të ishe i famshëm. Babi im që menaxhonte më thoshte: ‘Ty nuk duhet të të shohin kudo’. Këtë strategji e përdorin dhe të huajt dhe unë as kontakt me kolegët nuk kisha. Që do të thotë, ata ishin në një tavolinë, unë hyja me dy truprojet dhe shkoja në një dhomë tjetër. Kjo më ka ndihmuar të ruaj raporte shumë të mira, ndodh dhe me njerëzit e thjeshtë”, është shprehur ajo. Ndoshta kjo ka ndihmuar që Greta të jetë dhe të duket më e pjekur për moshën e saj. “Dua të jem i sinqertë me ty. Thonë për ty hera-herës: ‘Po ajo Greta pse ka një si hije gruaje’. E ke dëgjuar ndonjëherë?”, i është drejtuar Ervin Kurti Gretës. “Po e kam dëgjuar, po unë nuk e kam problem sepse kjo jam unë, nuk mund të ndryshoj. Njerëzit nuk të duan se di të këndosh bukur, duhet të kesh një karakter të veçantë që njerëzit të të duan dhe të të pranojnë. Mendoj se çelësi kryesor i suksesit tim është karakteri”, i ka kthyer ajo. Gjatë intervistës, Greta zbuloi gjithashtu se videoklipet e saj të vjetra nuk i pëlqenin aspak, madje mendonte: ‘Si më kanë dashur me këto flokë?’. Përsa i përket ‘zhveshjeve’ të saj nëpër foto apo videoklipe, këngëtarja është shprehur se ndryshe nga motra e saj, këto gjëra nuk i shkojnë dhe as nuk janë në tipin e saj. Biseda vijoi dhe sigurisht, nuk mund të mos përmendej Eni Koçi dhe i fejuari i saj, Genc Prelvukaj. Greta ka zbuluar se ka qenë ‘në mes tyre’ që në fillimet e lidhjes, e megjithatë asnjëherë nuk është ndjerë e tepërt. Genci dhe Greta kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë ne njëri-tjetrin, aq sa mund të quhen motër dhe vëlla./revistawho.com
“NUK E KUPTOJ SI MË KANË DASHUR ME ATO FLOKË”/ Greta Koçi flet për fillimet e karrierës
- 16th June 2019
- Gossip / Lifestyle / Showbiz
- enxhi.autor
- Leave a comment
Postimet e Fundit
-
MOMENT HISTORIK/ Evi Reçi dhe Bora Faira i japin Shqipërisë çmimin e parë në Cannes31st October 2026Gossip
-
-
-
Na ndiqni në Facebook
ME SHUMË

Luana jep goditjen e fundit, pas këngës dhe moderimit i hyn biznesit
E ndjekim Luanën në Instagram, e dimë që po punon me projekte të reja në…
- 3rd February 2018

JO TË LUMTUR? 5 shenjat që tregojnë se marrëdhënia juaj po bëhet toksike
Lidhjet në çift mendohet se na ndihmojnë ne të bëhemi njerëz më të mirë, por…
- 15th March 2019

HISTORIA QË PËRLOTI ZEMRAT E NJERËZVE/ 7 vjeçari kërkon t’i dërgojë të atit letër në… parajsë
7-vjeçari Jase , i kërkoi postierit t’i dërgonte një letër të atit James, shumë larg,…
- 3rd December 2018

“JU BETOHEM…”/ Ndjekësit dyshojnë se ka bërë buzët, Ylli Limani reagon me videon epike
Personazhet VIP “akuzohen” shpesh për operacione plastike nga ndjekësit në rrjete sociale, e kështu i…
- 14th July 2022

“I PIVA ILAÇET ESËLL”/ Kiara ankohet për Luizin: Nuk më solli një briosh
Pas incidentit në dhomën e ndenjes, Kiara është ndier më mirë sot dhe është ngritur…
- 14th January 2023

TËRMETI TRAGJIK/ Ja çfarë bëri Ronela Hajati për familjet shqiptare në nevojë
Në këto momente shumë të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët, dora e ngrohtë dhe solidariteti,…
- 1st December 2019

TRENDI I ÇANTAVE MË TË VOGLA/ Ja çfarë sugjerojnë shtëpitë e modës (FOTO)
Çdo sezon shtëpitë e mëdha të modës përcaktojnë trendet dhe prurjet e reja. Pak kohë…
- 25th December 2018

KONFLIKET E NJË PAS NJËSHME/ Iliri: Mezi po pres të kem një nominim përballë Donaldit
Për të disatën puntatë rradhazi, Iliri dhe Donaldi kanë debatuar me njëri-tjetrin lidhur me alencat…
- 30th October 2021

“MISS BOTA 2018″/ Çmimin e madh e merr bukuroshja meksiane
Një modele meksikane është kurorëzuar ‘Miss Bota 2018’ në eventin e zhvilluar në ishullin tropikal…
- 9th December 2018

“DIKUSH TJETËR DO TË PRISHTE FAMILJEN”/ Olta falenderon bashkëshortin
Olta Gixhari ka qenë një prej banoreve më të përfolura të Big Brother VIP 2. …
- 17th January 2024




