E LA PËR NJË TJETËR/ Gruaja ther të dashurin, e gatuan dhe ua shërben punonjësve - AlpeGossip
E LA PËR NJË TJETËR/ Gruaja ther të dashurin, e gatuan dhe ua shërben punonjësve

E LA PËR NJË TJETËR/ Gruaja ther të dashurin, e gatuan dhe ua shërben punonjësve

Një grua është akuzuar se ka therur të dashurin e saj dhe më pas ka gatuar pjesë të trupit të tij duke ua shërbyer punëtorëve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gruaja e paidentifikuar, kreu vrasjen në shtëpinë e saj në Al Ain, pasi i dashuri i saj prej shtatë vitesh i tha se po planifikonte të martohej me dikë tjetër në Marok, thonë prokurorët.

Sipas zyrtarëve ajo preu trupin e të dashurit dhe përdori një grirës për coptuar mbetjet e tij përpara se ti gatuante dhe t’ua shërbente disa punonjësve pakistanezë që punonin pranë shtëpisë së saj si ‘machboos ‘, gjellë tradicionale me oriz dhe mish.

Policia filloi të kërkonte viktimën pasi u raportua i zhdukur nga vëllai i tij.

Ai shkoi në shtëpinë e çiftit me shpresën për ta gjetur, por gruaja i tha se e kishte përzënë dhe se nuk e dinte ku ishte.

Policia zbuloi vrasjen pasi gjetën një dhëmb njeriu në grirësen e mishit.

Pas testit të ADN-së u konfirmua se dhëmbi i përkiste viktimës dhe e dashura e tij u arrestua.

Ajo deklaroi se e kishte kryer krimin pa vetëdije dhe se e kishte financuar të dashurin për shumë vite.

Ndërsa pranoi se i kishte kërkuar ndihmë një miku për coptimin e trupit.