Flori Mumajesi përfundoi me serum para ”Këngës Magjike”/ Zbulohet si është gjendja e këngëtarit (FOTO) – AlpeGossip
Flori Mumajesi përfundoi me serum para ”Këngës Magjike”/ Zbulohet si është gjendja e këngëtarit (FOTO)

Flori Mumajesi përfundoi me serum para ”Këngës Magjike”/ Zbulohet si është gjendja e këngëtarit (FOTO)

Flori Mumajesi me këngën e tij “Plas” arriti që të fitonte zemrat e fansave, ndërsa do të performojë në natën e dytë të gjysmëfinales, nesër më 6 dhjetor.

Mirëpo dita e sotme ishte pak e vështirë për këngëtarin pasi publikoi një video ku tregoi se po merr serum.

“Kush na ka mallkuar?”, shprehet këngëtari ndërsa më pas qeshi. Në mbishkrimin e videos të publikuar në InstaStory, Flori shkroi: “Gjithsesi do t’ia dal deri nesër”.

E siç duket Flori e ka kaluar këtë moment të vështirë sepse mbrëmjen e sotme është parë në shkallët e “Pallatit të Kongreseve”. Është Aurela Gaçe ajo që ka publikuar fotot ku shihet Flori pranë saj, mikut të tij Klajdi Haruni dhe këngëtares së njohur Rovena Dilo.