Epo është normale që kur vjen një fëmijë në jetë përpos gëzimit të madh që sjellë nuk mungojnë edhe disa probleme që ju shkaktohen mamave.
Rrjedhimisht edhe për mamin e re Kylie Jenner duket se disa probleme të vogla nuk kanë munguar.
“Ylli i Keeping Up With The Kardashians”, Kylie është fotografuar nga paparazët pasditen e djeshme nën shoqërinë e partnerit të saj Travis Scoot teksa dilnin nga një hotel në Miami Beach.
Deri këtu çdo gjë duket e qetë por një detaj vështirë se nuk e keni dalluar.
Një shenjë e zezë në syrin e Kylie Jenner tregon shumë edhe pse bukuroshja është munduar ta fshehë me xhaketë por fatkeqësisht nuk ja ka dalë plotësisht.
Vogëlushja Stormi e ka gërvishur ashtu siç bëjnë të gjithë bebat apo mami Kylie ka mungesa me orarin e fjetjes?
Gjykimi ju ngelet juve por një gjë është e sigurt, Kylie po përballet me sfidat e para si një mama e re.