Adelina Tahiri në pritje të ëmbël, dalin fotot e para me barkun e rrumbullakosur – AlpeGossip
Adelina Tahiri në pritje të ëmbël, dalin fotot e para me barkun e rrumbullakosur

Adelina Tahiri në pritje të ëmbël, dalin fotot e para me barkun e rrumbullakosur

Numri i artisteve shqiptare të cilat po bëhen nëna për herë të parë po rritet çdo ditë e më shumë. Kësaj rruge të bukur dhe të vështirë i është bashkuar edhe këngëtarja e njohur Adelina Tahiri e cila vetëm pak kohë më parë na ka treguar përmes një postimi se është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të sjellë në jetë nje djalë.

Pavarësisht se në postim ajo nuk ka treguar barkun e rrumbullakosur ka qënë mikja e saj, që na e ka zbuluar. Ata duket të kenë dalë për të shijuar një kafe me njëra tjetrën dhe moderatorja kosovare Blerona Zeqiri nuk ka hezituar të shkrep një foto të Adelinës ku i dallohet barku i cili tashmë ka filluar të marrë formën rrumbullake. Ajo ka vendosur një zemër ngjyrë blu sipër duke bër tagg këngëtaren e cila duket shumë bukur dhe në formë .