PSE PO “SHTHUREN” VIP-AT? Njihuni me ndarjet më të përfolura të momentit. Nga Arbana Osmani tek Lori Hoxha (FOTO) – AlpeGossip
PSE PO “SHTHUREN” VIP-AT? Njihuni me ndarjet më të përfolura të momentit. Nga Arbana Osmani tek Lori Hoxha (FOTO)

PSE PO “SHTHUREN” VIP-AT? Njihuni me ndarjet më të përfolura të momentit. Nga Arbana Osmani tek Lori Hoxha (FOTO)

Të mbajturit e jetës “private” konsiderohet si luks nga disa persona e sidomos nga personazhet e famshme të ekranit.

Megjithatë në shumicën e rasteve nuk ia dalin që të mund ta mbajnë hermetike jetën private duke bërë kështu që sekretet e tyre të dalin në “shesh”.

Kështu po ndodh edhe kohët e fundit me disa nga vipet e kranit shqiptar të cilat me sa duket po kalojnë vështirësi të mëdha në jetën e tyre dashurore.

Një fjalë e urtë popullore thotë se “Ku ka zë, nuk është pa gjë”, dhe shpeshherë vërtetësia e saj është provuar.

Por çfarë po ndodh me vajzat tona të shobizit? Së fundmi në rrjete sociale po lakohet shpesh emri i tyre dhe ë gjithë po mundohen të mësojnë se çfarë po ndodh në të vërtetë.

AlpeNews.al po jua risjell edhe një herë në vëmendje gjithçka që po flitet kohët e fundit rreth jetës dashurore të vajzave të njohura:

Lori Hoxha 

Së fundmi trashëgimtarja e Top Channel po përflitet për ndarjen e saj nga djali i biznesmenit të njohur, Vis Bajraktari. Së pari u tha se Visi ishte parë nën shoqërinë e një vajze tjetër e më pas telenovela vijoi me videon e publikuar nga shoqja e Lori Hoxhës teksa shante me gisht të mesit gjë e cila dukej si dedikm ndaj një vajze ku i drejtohej edhe me fjalët: “Je një k*rvë”.

Së fundmi ditën e djeshme AlpeNews.al i dha fund dyshimeve përmes informacioneve të marra nga një buri, sipas të cilit thuhej se Lori dhe Visi ishin në të njëjtin club por në tavolina të ndryshme. ajo argëtohej në maksimum, ndërsa Visi i hidhte tek tuk vështime ironike. E si përfundim u vërtetua se lidhja e tyre ksihte marrë fund, duke lënë kështu disi fajtore Lori Hoxhën.

Arbana Osmani

Prej disa ditësh tashmë ërflitet se moderatorja e njohur dhe bashkëshorti i saj i kanë dhënë fun martesës së tyre.

Ndër të tjera thuhet  se ato nuk jetojnë më nën të njëjtën çati si dhe Arbana po planifikon të nisë një jetë të re bashkë me të birin. Gjithashtu nga daljet e saj publike një detaj që shihet se përforcon akoma më shumë thashethemet është edhe mosmbajtja e unazës në gisht.

 

Butrint Imeri dhe Kiara Tito

Prej kohësh çifit i njohur i showbizit po përflitet për ndarje po ansnjëri nga të dy nuk konfirmon lajmin. Marrëdhënia mes tyre është kontradiktore pasi fillimisht ai u pa në praninë e një vajze tjetër më pas uroi përe ditëlindje Kiara Titon, Megjithatë pritet që gjërat të sqarohen së shpejti.

Ronela Hajati dhe Young Zerka

Edhe pse asnjëherë se kanë pranuar lidhjen me njëri tjetrin, prej kohësh përflitet për një ndarje të mundshme mes tyre. Gjatë një interviste në “Thumb” Young Zerka u shpreh se ishte single dhe kjo shtoi dyshimet për ndarje mes tyre.

Përgatiti: AlpeNews.al