PAS SHTATZËNISË DHE 18 USHQYERJE ME GJI/ Bieta Sulo nis stërvitjen për të rikthyer sërish linjat trupore (FOTO) – AlpeGossip
PAS SHTATZËNISË DHE 18 USHQYERJE ME GJI/ Bieta Sulo nis stërvitjen për të rikthyer sërish linjat trupore (FOTO)

PAS SHTATZËNISË DHE 18 USHQYERJE ME GJI/ Bieta Sulo nis stërvitjen për të rikthyer sërish linjat trupore (FOTO)

Ka kaluar më shumë se një vit nga dita kur Bieta Sulo dhe Alban Dudushi u bënë për herë të parë prindër të një djali. Ndërkohë që Albani e kishte provuar dhe më parë ndjesinë e të qenurit prind, për Bietën ishte hera e parë. Ashtu si për çdo grua tjetër edhe për moderatoren e njohur rrugëtimi i parë si nënë nuk ka qenë aspak i lehtë, mes sakrificash të shumta për t’u kujdesur jo vetëm për vogëlushin Kroi Art, por edhe për profesionin e saj.

Por tashmë Kroi është rritur dhe mami Bieta ka më shumë kohë që mund t’ja dedikojë kujdesit për veten. Moderatorja ka treguar se ka nisur punën për të rikthyer linjat e mëparshme trupore duke u ushtruar në palestër. “9 muaj shtatzëni, 18 muaj ushqyerja e Kroit me qumësht, tani koha për pak stërvitje”, – ka shkruar ajo bashkangjitur një videoje.

Mesa duket Bieta nuk është e vetme, sepse përkrah saj shfaqet edhe Albani duke u stërvitur njësoj si ajo. Ashtu siç kanë treguar edhe shumë studime, rezultatet janë më të larta kur një çift ushtrohen bashkë dhe prandaj Bieta dhe Albani duhet të kenë zgjedhur këtë metodë.