Përfituan nga FAMA për tu bërë MILIONERA, njihuni me VIP-at shqiptarë që sot po bëjnë ”namin” (FOTO) – AlpeGossip
Përfituan nga FAMA për tu bërë MILIONERA, njihuni me VIP-at shqiptarë që sot po bëjnë ”namin” (FOTO)

Përfituan nga FAMA për tu bërë MILIONERA, njihuni me VIP-at shqiptarë që sot po bëjnë ”namin” (FOTO)

Të jesh VIP ndonjëherë të ofron kushtet e përshtatshme të hapësh një biznes pasi vetë fakti të qënit i njohur të ofron mundësinë e reklamimit pa para.

Edhe artistët shqiptarë e kanë kuptuar këtë pasi kohët e fundit secili prej tyre ka në pronësi një biznes apo sipërmarrje të caktuar dhe në fusha të ndryshme.

Flor Mumajesi– Ai është kantautor dhe ka një studio të tijën muzikore. Flori gjithashtu ka edhe rrjetin e picerive “Proper Pizza”.

Noizy-Edhe Noizy ka studion dhe gjithashtu një lokal në Durrës dhe një në Tiranë ku është aksioner.

Alketa Vjesiu– Alketa ka krijuar agjencinë e eventeve “Class by Alketa” dhe ka zgjeruar aktivitetin e saj me disa filiale, të cilat kanë lidhje me biznesin kryesor, siç janë fotografia, studio e make-up-it etj.

Ami dhe Ermali-Ata gjithashtu kanë biznesin e organizimit të eventeve, kryesisht martesave, për të cilat kujdesen që nga fustani i nuses e deri te Dj.

Jonida Maliqi-Jonida ka zgjedhur të merret me një dyqan veshjesh, çantash dhe këpucësh firmato, duke i shkuar kështu nga pas pasionit të saj të madh për modën.

Zajmina Vasjari dhe Rozana Radi kanë hapur atelie veshjesh, të cilat mund të blihen ose të jepen me qira.

Rezarta Shkurta-Rezi ka një biznes me të cilin rezultoi super e suksesshme. Ajo ka hapur “Hera Company”, ku bën sete fotosh për beba dhe mami. Së fundi ka hapur edhe “Hera Shop”, me veshje për fëmijë dhe për mamatë.

Edhe artistë të tjerë kanë bizneset e tyre dhe mesa duket ata kane gjetur një mënyrë shumë të mirë fitimi.