IKU NGA “DIGITALB” PAS KONFLIKTEVE ME DREJTUESIT/ Ja ku do ta shohim Bora Zemanin – AlpeGossip
IKU NGA “DIGITALB” PAS KONFLIKTEVE ME DREJTUESIT/ Ja ku do ta shohim Bora Zemanin

IKU NGA “DIGITALB” PAS KONFLIKTEVE ME DREJTUESIT/ Ja ku do ta shohim Bora Zemanin

Bora Zemani i dha fund rrugëtimit të saj në “Top Channel”pasi moderatorja kishte pasur disa konflikte me drejtuesit e kësaj platforme televizive.

E pyetur për largimin pak kohë më parë, Bora nuk konfirmoi zërat për konflikte por tha se do i mungojë shumë ky program:

“Unë kam kaluar tre vite shumë të bukura, tre vite fantastike në Digitalb, por prej sezonit të ri do të jem diku tjetër. Do të më mungojë gjithçka atje, njerëzit dhe miqësitë. Kanë qenë tre vite shumë të bukura për mua”, ka rrëfyer Bora.

Por çfarë do të bëhet me Borën?

Bora nuk do jetë as tek programi i së dielës me Edin dhe Fjoralban Ponarin dhe sipas gjasave është zhvendosur në kanalin rival, TV Klan.

Detajet tjera nuk janë bërë të ditura teksa mbetet të shihet nëse përfundimisht do të nënshkruhet kontrata me Klan apo Bora do të ndjekë një tjetër rrugëtim në sezonin e ri televiziv.