A ka një lidhje midis dy repistave?
Thashethemet mbi një romancë midis Eminem dhe Nicky Minaj nisën pasi reperja publikoi këgën “Big Bank”. Kur Nicky shpërndau këngën fansat e pyetën nëse ishte e lidhur me Eminem dhe ajo iu përgjigj ‘Po’.
Eminem hyri në bisedë duke u përgjigjur: “Ti e di që është e vërtetë.”
Kjo bëri që Minaj ti kthente koment reperit: “Zemër, mendova se do ta mbanim të fshehtë derisa të martoheshim. Do flasim bashkë kur të kthehem në shtëpi.”
Por Eminem e shtoi valën e thashethemeve ndërsa mbajti një koncert në Boston.
Ai pyeti fansat e tij: “Boston, sa prej jush dëshironi që unë të lidhem me Nicky Minaj”.
Fansat filluan të brohorisnin dhe reperi tha: “Mirë, o Zot, gjithashtu edhe unë dua. Nicky nëse po e merr këtë mesazh, më shkruaj më vonë kështu që ne të flasim për këtë çështje.”
Nuk ka munguar reagimi i Minaj në Twitter: “Të dua kaq shumë. Em, ne kemi nevojë për ty në albumin ‘Queen’. Ja ku do të jetë takimi ynë i parë. Ndërsa unë do të vështroj sytë e tu të bukur, ti do të shkruash vargje.”
Reperja ishte në një marrëdhënie me reperin Meek Mill para se ajo të konfirmonte ndarjen e tyre në janar 2017.
Muaj më vonë pati spekulime se ishte në një lidhje me reperin Nas pasi u shfaqën në një foto së bashku në Instagram.