DONI TË MBROHENI NGA SULMET NË ZEMËR?/ Ja ushqimet që duhet të konsumoni – AlpeGossip
DONI TË MBROHENI NGA SULMET NË ZEMËR?/ Ja ushqimet që duhet të konsumoni

DONI TË MBROHENI NGA SULMET NË ZEMËR?/ Ja ushqimet që duhet të konsumoni

Konsumimi i produkteve të qumështit mund të mbrojë nga sëmundjet e zemrës dhe sulmet e përsëritura, sipas hulumtimeve të fundit. Produktet e qumështit, si djathi dhe qumështi, nuk janë të mira për yndyrat e ngopura që e përmbajnë, por një studim i ri ka treguar se konsumi i moderuar mund të mbrojë zemrën.

Mahsid Degan nga Universiteti Macmaster në Kanada, një nga drejtuesit e këtij projekti, tha për Guardian, se këto gjetje mund t’u shërbejnë vendeve më të pasura ku produktet e qumështit shmangen për shkak të shëndetit.

“Një sasi e moderuar, tri herë në ditë, mund të mbrojë zemrën dhe jo ta dëmtojë. Ne këshillojmë njerëzit që konsumojnë pak prodhimet e qumështit të shtojnë nivelin e konsumit të tyre”, tha ajo.

Shqetësimet në lidhje me produktet e qumështit rrjedhin nga fakti që yndyrat e ngopura rrisin nivelin e kolesterolit LDL, i cili shoqërohet me sëmundje të zemrës.

Megjithatë, sipas Degan, produktet e qumështit gjithashtu përmbajnë përbërës që janë të mirë për njerëzit, siç janë aminoacidet speciale, yndyrat e pangopura, vitaminat K1 dhe K2, kalcium, magnez dhe kalium. Sipas saj, nuk ka nevojë të hidhni gjithçka me vlerë në dëshirën për të hequr qafe diçka të parëndësishme.