“TË LUTEM”/ Klea Huta i “përgjërohet” Elgitit që t’ia plotësojë këtë dëshirë – AlpeGossip
“TË LUTEM”/ Klea Huta i “përgjërohet” Elgitit që t’ia plotësojë këtë dëshirë

“TË LUTEM”/ Klea Huta i “përgjërohet” Elgitit që t’ia plotësojë këtë dëshirë

Moderatorja e njohur Klea Huta dhe këngëtari Elgit Doda para pak kohësh kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre, në një ceremoni private në Marok. Dyshja janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin madje së fundmi është përfolur se janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë.

Si bashkëshortja e tij, Klea nuk ia përton kërkesat Elgitit, madje ia thotë dhe publikisht. Moderatorja ka publikuar në Instastory një foto ku shihet deti blu dhe shkruan “Elgit më ço të lutem”, duke treguar se ka nevojë të shkëputet ca ditë nga rutina e përditshme.

Megjithatë nuk dihet nëse bashkëshorti do arrijë t’ia përmbushë kërkesën, pasi ai është i angazhuar si anëtar i jurisë në “Jeho”, në Top Channel.