“KALOVA NË NJË FAZË…”/ Sara Hoxha tregon se si i humbi kilogramët që mori nga shtatëzënia – AlpeGossip
“KALOVA NË NJË FAZË…”/ Sara Hoxha tregon se si i humbi kilogramët që mori nga shtatëzënia

“KALOVA NË NJË FAZË…”/ Sara Hoxha tregon se si i humbi kilogramët që mori nga shtatëzënia

Përpara se të shijojë fundjavën me familjen e saj larg rrjeteve sociale, Sara Hoxha ka pasur pak kohë ditën e sotme për t’ju përgjigjur disa pyetjeve në Instagram, që më së shumti janë për fëmijët e saj. Ose thjesht atyre zgjedh Sara që t’i pëgjigjet.

Ndër të tjera ajo ka folur dhe për kilet që ka marrë gjatë shtatëzënisë, nga të cilat ka ende 10 kg për të humbur, por nuk ka fare nxitim tek kjo pjesë. Siç tregon vetë Sara, në kohën kur lindi London, pjesa e ushqimit ka qenë një problem vërtetë i madh për të, kjo falë komenteve të llojit “Paske marr icik”që njerëzit shkruanin në rrjetet sociale. Prandaj ajo i këshillon të gjithë ata që e ndjekin që t’i përdorin fjalët me kujdes, sidomos kur nuk i dinë problemet e të tjerëve.

Ndërkohë ajo ka treguar se cila është pjesa më e bukur e të pasurit 2 fëmijë, lumturia dhe dashuria pa kushte, ndërkohë që pjesa më e keqe, koha e pakët që ke për veten.

Në familjen e Sarës dhe Ledionit meqë ra fjala, teknologjia për fëmijët konsiderohet një luks dhe jo një nevojë, prandaj është e kufizuar.

Gjithashtu për Sarën, një pjesë e madhe e të qënit prind kur fëmija është shumë i vogël, është të ndjerit i padobishëm, megjithatë kjo ndryshon kur ata mësojnë të flasin dhe të tregojnë se çfarë kanë.

Dhe bonus për ju, fëmija i preferuar i Sara Hoxhës është motra e saj, Lori.

/News31.al