Të zgjedhësh çfarë do të veshësh në mëngjes për në punë është sfidë më vete, por jo dhe aq nëse zbuloni ca mënyra për ta thjeshtësuar procesin.
E kemi fjalën për lehtësinë dhe prakticitetin që të japin setet dypjesëshe, sidomos gjatë verës. Kostumet e linosë përshembull, janë gjëja më e freskët, stil, elegante dhe seksi në të njëjtën kohë që mund të vishni gjatë verës.
Këmisha dhe pantallonat e shkurtra kostum s’kërkojnë fare kohë nga dita juaj dhe janë zgjedhje e sigurtë. Për më tepër, ju lejojnë t’i alternoni edhe me stile apo copëza të tjera veshjesh.
Ngjyrat, dizajnin dhe prerjen e zgjidhni ju, por qëndroni tek neutralet nëse s’doni t’ju mërziten kurrë.
Burimi: Who What Wear