GËLLTITI SPERMËN E PARTNERIT/ Gruaja pëson shok anafilaktik pas seksit oral – AlpeGossip
GËLLTITI SPERMËN E PARTNERIT/ Gruaja pëson shok anafilaktik pas seksit oral

GËLLTITI SPERMËN E PARTNERIT/ Gruaja pëson shok anafilaktik pas seksit oral

Një grua për pak rrezikoi jetën pas një reaksioni alergjik shkaktuar nga seksi oral. 31- vjeçarja, alergjike ndaj penicilës e gjeti veten në një gjendje të rëndë pasi gëlltiti spermën e  partnerit, i cili si për ironi të fatit po kurohej me antibiotikë.

Ngjarja në fjalë i shtyu mjekët të paralajmërojnë çdo pacient alergjik ndaj barnave të bëjë kujdes me seksin oral, që mund të shndërrohet në një rrezik serioz për jetën. Pas aktit, gruaja e paidentifikuar nisi të kishte vështirësi në frymëmarrje, të vjella dhe ethe. Pacientja nga Spanja u shoqërua në spital me simptoma të shokut anafilaktik, ndonëse nuk dihet me siguri se sa kohë pak kryerjes së seksit oral, e reja kërkoi ndihmë. Përgjithësisht reagimi ndodh disa sekonda ose deri në 2 orë pas kontaktit me alergjenin.

Shënim: Shok anafilkatik- gjendje që kërcënon jetën; ndodh kur trupi bie në kontak me alergjenë.

Pasi gruaja shpjegoi se nuk ishte nën efektin e asnjë droge, mjekët zbuluan se partneri i saj 32- vjeçar ishte mjekuar me acid amoxicillin-clavulanic, një formë peniciline për të trajtuar infeksionin në vesh.

Rasti në fjalë besohet të jetë i pari në llojin e tij, por njëkohësisht tepër i vlefshëm për këdo që rrezikohet nga një alergji e kësaj natyre.