NDIQINI TANI/ Që buzëkuqi të duket bukur këto janë hapat që duhet të dini - AlpeGossip
NDIQINI TANI/ Që buzëkuqi të duket bukur këto janë hapat që duhet të dini

NDIQINI TANI/ Që buzëkuqi të duket bukur këto janë hapat që duhet të dini

Nëse buzëkuqi duket bukur, gjithçka është më e thjeshtë. Të gjitha e dimë që pak buzëkuq mund të ndryshojë pamjen, por edhe humorin tonë. Megjithatë duhet të keni parasysh disa gjëra para se të arrini tek aplikimi i buzëkuqit. Ashtu si lëkura e fytyrës që ka nevojë për trajtim, edhe për buzët duhet treguar përkujdesje.

Është e rëndësishme që të paktën një herë në javë t’u bëni buzëve scrub. Përgatisni një scrub të thjeshtë në kushtet e shtëpisë. Mjafton pak sheqer dhe pak vaj kokosi për të bërë scrub-in perfekt për buzët. Kjo gjë do t’i bëjë buzët të duken më të lëmuara.

Mos anashkaloni hidratimin. Pas scrub-it, hidratimi është i domosdoshëm. Gjeni një balsam të mirë buzësh dhe përdoreni pas çdo scrub-i dhe çdo mbrëmje para se të flini. Buzët tuaja do të duken më të buta dhe të freskëta në mëngjes, si pasojë edhe buzëkuqi do të duket më bukur në buzë.