Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana janë një nga çiftet më të dashura dhe simpatike në showbizin shqiptar. Siç dihet ata janë prindër të tre fëmijëve, një djali dhe dy vajzave dhe shpesh publikojnë foto të ndryshme me ta.
Dita e sotme është shumë e veçantë për familjen e tyre, pasi djali i madh Arti feston ditëlindjen. Ai mbush plotë 10-vjeç dhe dy prindërit i kanë organizuar një super festë në një vend të mbushur me shumë lodra.
Në pamjet e publikuara në ‘Instastory’, Arti shihet duke u argëtuar i rrethuar nga familja dhe miqtë, të cilët po i japin shumë dashuri në këtë ditë të veçantë.