I DINIT? 6 ushtrimet e mjaftueshme për të forcuar të gjithë muskujt e trupit – AlpeGossip
I DINIT? 6 ushtrimet e mjaftueshme për të forcuar të gjithë muskujt e trupit

I DINIT? 6 ushtrimet e mjaftueshme për të forcuar të gjithë muskujt e trupit

Shumica e njerëzve kur shkojnë në palestër shpërqëndrohen dhe nuk dinë se çfarë pajisje të përdorin më parë, por nuk është e nevojshme t’i përdorni ato të gjitha njëherësh. Më poshtë ju tregojmë disa nga ushtrimet që forcojnë komplet muskujt e trupit tuaj sipas ‘Bright Side’:

1-‘Squats’

Ky është ushtrimi më i famshëm dhe i përdorur. Forcon muskujt e shpatullave, krahëve dhe këmbëve.

2-Shtytjet e shpatullave

Në këtë rast ju qëndroni ulur dhe mbani pesha në të dyja duart, ndërsa pozicioni i tyre duhet të jetë në një vijë me shpatullat. Më pas ato ngrihen sipër duke shtyrë peshat. Ky ushtrim forcon muskujt e shpatullave, shpinës dhe krahëve.

3-‘Deadlift’

Ky lloj ushtrimi ka të bëjë me ngritjen e peshave dhe pozicioni është i tillë si tek ‘Squat’, por në këtë rast peshat ngrihen nga toka për sipër trupit tuaj. Forcon muskujt e këmbëve, kofshëve dhe të fundshpinës.

4-Pompat

Në këtë rast pompat bëhen duke e tërhequr trupin me anë të një shtylle ku ju mbaheni dhe ngrini trupin lart duke targetuar muskujt e shpatullave dhe krahëve.

5-Shtytjet e peshave shtrirë

Në këtë rast ju duhet të shtrini pjesën e sipërme të trupit tuaj dhe më pas të shtyni peshat sipër kokës suaj. Ky ushtrim forcon muskujt e kraharorit, shpatullave dhe bicepsin.

6-Ngritja e peshave në shpatulla

Në këtë rast ju qëndroni në këmbë drejt, ngrini peshat nga toka dhe tërhiqni sipër duke e mbështetur sipër krahëve, qëndroni për disa sekonda dhe më pas lëshojeni peshën. Forcon pothuajse të gjithë muskujt e trupit.