CILI ËSHTË MASHKULLI MË SEKSI NË SHQIPËRI? Jonida Maliqi ka një përgjigje për këtë – AlpeGossip
CILI ËSHTË MASHKULLI MË SEKSI NË SHQIPËRI? Jonida Maliqi ka një përgjigje për këtë

CILI ËSHTË MASHKULLI MË SEKSI NË SHQIPËRI? Jonida Maliqi ka një përgjigje për këtë

Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2019 me këngën “Ktheju Tokës” dhe kohët e fundit ka qenë vazhdimisht e pranishme në media, për t’i dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve të publikut.

E ftuar në emisionin “Pop Culture”, këngëtarja nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve me thumb nga moderatori Kelvi Kadilli. Në rubrikën “Flakë Fare”, Maliqi nuk pati komplekse për të treguar sipas saj se cili mashkulli më sexy shqiptar.

“Mendoj që një mashkull tipik shqiptar, që e vlerësoj gjithashtu edhe artistikisht, që ka tipare tipike mesdhetare është Nik Xhelilaj”.

Nik Xhelilaj është një yll gjithnjë e në ngjitje dhe aktualisht ka një karrierë shumë të suksesshme mes Turqisë dhe Gjermanisë në fushën e kinematografisë. Së fundmi ju keni mundësi ta shihni Nikun çdo ditë nga ekrani i televizorit përmes serialit turk “Qyteti i humbur”.