“JETA ËSHTË SHUMË E PADREJTË”/ Luizi rrëfeu se vuan nga një sëmundje e rrallë, Ronela Hajati e prekur: Në lule të moshës… – AlpeGossip
“JETA ËSHTË SHUMË E PADREJTË”/ Luizi rrëfeu se vuan nga një sëmundje e rrallë, Ronela Hajati e prekur: Në lule të moshës…

“JETA ËSHTË SHUMË E PADREJTË”/ Luizi rrëfeu se vuan nga një sëmundje e rrallë, Ronela Hajati e prekur: Në lule të moshës…

Pas rrëfimit të Luiz Ejllit në lidhje me një sëmundje të rrallë që i ka prekur lëkurën në të gjithë trupin, ka ardhur reagimi i koleges së tij Ronela Hajatit.

Këngëtarja u shpreh se historia e Luizit e ‘përloti’ ku i uron dhe një hërim të shpejtë.

“Uroj me gjithë zemër që ky djali që e njoh që 13-vjeç (kur kemi qenë tek ethet) të shërohet sa më shpejt! U përlota, mbase se jam bërë tepër e ndjeshme kur bëhet fjalë për sëmundje, gjëra që dikush në lule të moshës nuk i meriton kurrë. Jeta është shumë e padrejtë ndonjëherë dhe uroj me zemër të kthehet vetëm në një kujtim të keq dhe kaq”, shkroi Ronela.

Luizi tregoi se sëmundja e tij mund të kurohet vetëm në 11 klinika në botë dhe gjatë muajit gusht, ai do shtrohet në spital në Itali për tu trajtuar.

Këngëtari rrëfeu s e zbuloi sëmundjen pasi shkoi të bëjë një check up dhe se arsyeja përse u fut në “BBVIP” është për të fituar paratë.

“Kam një sëmundje në gjithë trupin, më ka dalë 3 muaj para se të vija. Nuk e dija, shkova të bëja check up dhe më doli. Kam për të ikur në gusht në Bergamo, do shtohem që të mjekohem. Nuk e kam thënë para se të hyja. Ndaj u futa se më duhen lekët. Është sëmundje e rrallë, ishte e zënë deri në gusht qendra në Bergamo”, u shpreh ai.