THA SE ËSHTË I LIDHUR ME ANNËN/ Driloni i bën namin gazetarit në mes të emisionit - AlpeGossip
THA SE ËSHTË I LIDHUR ME ANNËN/ Driloni i bën namin gazetarit në mes të emisionit

THA SE ËSHTË I LIDHUR ME ANNËN/ Driloni i bën namin gazetarit në mes të emisionit

Para dy javësh, kudo në media qarkulluan lajme se aktorja Anna Lika dhe producenti Drilon Hoxha ishin në një lidhje dashurie. Lajmin e nxorri Agjenti 00Thumb dhe menjëherë pasi të gjithë filluan të flisnin për të, reagoi Anna.

Ajo qartësoi se mes saj dhe Drilonit ekziston një raport i tipit ‘motër-vëlla’ dhe për më tepër bëri të ditur se producenti është i fejuar. Aktorja publikoi në Instastory një foto të Drilonit, ku shihej krah partneres. “Kjo sybukura këtu quhet Arela dhe është e fejuara e Drilonit dhe shoqja ime. Dhe më besoni këtë çiftin këtu e kam shumë xhan”, shkruante Anna.

Më pas Agjenti 00Thumb bëri të ditur se lajmin e kishte sajuar me qëllim që të zbulohej e dashura e producentit, i cili ka reaguar më në fund. Ditën e djeshme, Driloni ishte i ftuar në emisionin ‘ThumbOn’, për të biseduar rreth karrierës së tij. Në fillim të emisionit, producenti shihet i acaruar me agjentin dhe thotë se ka hapur thashetheme.

Agjenti ishte larguar në momentin që aktori është futur në skenë nga frika se mos i bëntë gjë Driloni. E gjitha kjo ka qenë thjesht në sensin e shakasë! Producenti ka treguar se është shumë i rreptë në punë dhe nëse ndodh që të ketë një lidhje tjetër, nuk do ndodhte në kuadrin e punës.