NGA MODELE NË AKTORE/ Belinda merr ofertën tunduese nga jashtë – AlpeGossip
NGA MODELE NË AKTORE/ Belinda merr ofertën tunduese nga jashtë

NGA MODELE NË AKTORE/ Belinda merr ofertën tunduese nga jashtë

Belinda Dragotin e kemi njohur si modele dhe velinë në “Xing me Ermalin”, por së shpejti bukuroshen do e shohim edhe në filma. E ftuar në “Casa de los 3”, Belinda tregoi se i kanë ardhur oferta tunduese nga jashtë për t’u bërë aktore.

Modelja tregoi se ofertat kanë ardhur për shkak se ajo ndryshon shpesh look-un dhe do përshtatej shumë mirë me rolet në filma.

“Kohët e fundit ofertat kanë qenë më tepër nga jashtë sesa nga brenda dhe kanë qenë goxha tunduese, në modeling dhe çuditërisht aktrim. Unë nuk kam eksperienca në aktrim, por janë nisur më shumë nga ndryshimet e shpeshta në look-un tim dhe dukem si person tjetër. Po mendoj t’i marr pak më seriozisht këto oferta, të marr një klasë aktrimi, që mos më shkojnë kot këto oferta. Synimi im andej është”, tregoi Belinda.