“NUK MË DUKESHIN SE KISHIN KIMI”/ Silvana i kthehet “keq” Saimirit pas puthjes me Suelën: Më zhgënjeu… – AlpeGossip
“NUK MË DUKESHIN SE KISHIN KIMI”/ Silvana i kthehet “keq” Saimirit pas puthjes me Suelën: Më zhgënjeu…

“NUK MË DUKESHIN SE KISHIN KIMI”/ Silvana i kthehet “keq” Saimirit pas puthjes me Suelën: Më zhgënjeu…

Saimiri pati mbrëmjen e sotme takimin e dytë me Suelën dhe të dy u përfshinë në disa skena shumë pasionante. Ata të dy shkëmbyen puthjen e parë në buzë me njëri-tjetrin dhe sigurisht që kjo ndezi debat në studio. I pari që i doli kundër Saimirit kundër për këtë veprim ishte opinionisti, Robert Aliaj. Ai u shpreh se një burrë modern që puth një vajzë ka një përkushtim jetësor dhe nuk mund t’i marrë të gjitha me radhë.

Ndërsa Saimiri u shpreh se puthja për të është një etapë e dashurisë dhe me të kupton nëse ka ndjenja për një vajzë apo jo. Gjithashtu këtë puthje nuk e priti mirë as Silvana, vajzës së cilës Saimiri i rrëmbeu puthjen e parë në spektakël.

Ajo ju kthye kundër “princit modern” dhe u shpreh se u zhgënjye shumë nga ky veprim i tij, sepse nuk e priste që të puthte kaq herët një vajzë tjetër. Gjithashtu Silvana paralajmëroi se do të ndërmarrë një hap tjetër, nëse ai vazhdon të bëjë të njëjtën gjë.

“Saimiri me Suelën nuk mu dukën se kishin kimi. Më zhgënjeu puthja, nuk e prisja kaq herët puthjen me një vajzë tjetër. Nëse i puth të gjitha për mua nuk vlen. Unë do shoh si sillet në vazhdim dhe do bëj llogaritë e mia”, u shpreh Silvana.