KYLIE JENNER NUK DI MË SE KUJT TI BESOJË/ Miliarderja e famshme ndihet e lënduar si asnjëherë tjetër – AlpeGossip
KYLIE JENNER NUK DI MË SE KUJT TI BESOJË/ Miliarderja e famshme ndihet e lënduar si asnjëherë tjetër

KYLIE JENNER NUK DI MË SE KUJT TI BESOJË/ Miliarderja e famshme ndihet e lënduar si asnjëherë tjetër

Disa ditë më parë miliarderja e famshme Kylie Jennner, akuzoi partnerin e saj Travis Scott për tradhti. Menjëherë pas këtyre lajmeve, Scott anuloi koncertin e tij dhe fshiu llogarinë e tij në ‘Instagram’, për t’i vërtetuar Kylie-t besnikërinë e tij.

Së fundmi disa burime për ‘Enews’, kanë treguar se javët e fundit 21-vjeçarja është ndjerë shumë e lënduar dhe nuk ka ditur kujt t’i besojë.

Ka qenë një situatë e ndërlikuar për të dhe ka ndikuar shumë në emocionet e saj.

Së fundmi Kylie ka arritur ta marrë veten pasi është ndjerë e vlerësuar nga veprimet e partnerit të saj, i cili anuloi koncertin e tij, pikërisht për Jenner.

Tashmë ata janë të gjithë bashkë dhe Kylie ndihet më e qetë dhe e lumtur.