Einxhel Shkira “hap thesin”/ Tregon me cilin VIP ka fjetur (FOTO) – AlpeGossip
Einxhel Shkira “hap thesin”/ Tregon me cilin VIP ka fjetur (FOTO)

Einxhel Shkira “hap thesin”/ Tregon me cilin VIP ka fjetur (FOTO)

Einxhel Shkira është padyshim një prej femrave më të njohura e më të komentuara të ekranit shqiptar, e cila megjithëse prej disa kohësh i ka munguar televizionit, është mjaft aktive për ndjekësit në profilin e saj në Instagram.
Pak më parë, ajo i është përgjigjur fansave kuriozë në Instastory, të cilët e kanë pyetur nëse mund të pranojë me cilin vip ka shkuar në shtrat.

“Po mundem.”- i është përgjigjur Einxhel duke vënë emoji me të qeshura.

Mirëpo, dikush tjetër në Instastory e ka akuzuar moderatoren për përgjigjen që i ktheu fansit.

“Ej o goce po si s’të vjen turp të pranosh që ke fjetur me njërin nga vipat, të sheh dhe vëllai storyt.”- ka shkruar ndjekësi.

“Vëllai im e di shumë mirë që kam fjetur ca herë me Anna Likën (duke qenë se vjen 1 ditë po, 1 ditë jo nga unë).

Ps: E keni zero sensin e humorit.”- ja ka kthyer Einxhel, duke zbuluar kështu edhe emrin e personit vip me të cilin ka fjetur.