KOMPLETOHET KASTI/ Zbulohet emri i fundit në “Dance with me 6” (FOTO) – AlpeGossip
KOMPLETOHET KASTI/ Zbulohet emri i fundit në “Dance with me 6” (FOTO)

KOMPLETOHET KASTI/ Zbulohet emri i fundit në “Dance with me 6” (FOTO)

Në 23 shtator në TV Klan do të nisë spektakli i kërcimit “Dance with me” dhe prej kohësh në media ishin zbuluar pjesa më e madhe e kastit. Mirëpo deri tani Valer Kolnikaj kishte mbetur pa partnere pasi Çiljeta dhe më pas Marsela Çibukaj u tërhoqën nga gara.

“Prive.al” ka mësuar se këtë vend do e zërë Stela Kotri, prezantuesja e cila është larguar nga programi “Në shtëpinë tonë” dhe duket se është gati për një sfidë të re duke kërcyer çift me Valerin.

Siç u bë e ditur çiftet e këtij viti do të jenë: Eduard Ndocaj dhe Kejvina Kthella.

Po ashtu moderatori Florian Agalliu dhe këngëtarja Era Rusi dhe Mateus Frroku me aktoren Eliona Pitarka. Ermal Peçi do të jetë së bashku me moderatoren Eva Murati.