PAK DITË PAS LARGIMIT NGA “PËRPUTHEN”/ Shqipja rikthehet në një ekran tjetër (VIDEO) – AlpeGossip
PAK DITË PAS LARGIMIT NGA “PËRPUTHEN”/ Shqipja rikthehet në një ekran tjetër (VIDEO)

PAK DITË PAS LARGIMIT NGA “PËRPUTHEN”/ Shqipja rikthehet në një ekran tjetër (VIDEO)

Pak ditë më parë, konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj u përjashtua nga programi për shkak të sjelljes së saj të papërshtatshme. Fansat prisnin një rikthim të Shqipes në program, por së fundmi ajo bëri të ditur se nuk ka për t’u kthyer.

“Rrugëtimi im në Përputhen ka përfunduar në momentin kur nxorra këmbën nga ajo studio. Prandaj ju lutem nëse jeni duke më pritur të shfaqem në emision mos e çoni kohën dëm për mua”, shkruante Shqipja në një postim në Instagram.

Megjithatë Shqipen do e shihni sërish në ekran, edhe pse jo në “Përputhen”. Ajo do të jetë e ftuar në “Portokalli” dhe këtë e ka zbuluar Sara Kolami. Në një videon e postuar në rrjete sociale, Sara shfaqet me Arjola Demirin, e cila në spektakël imiton karakterin e Shqipes, teksa në një moment vetë Shqipe del papritur para kamerës,.

Kliko linkun për videon

https://www.instagram.com/p/CHCtIR-A-so/?utm_source=ig_web_copy_link