DIKUR MIKESHA TË NGUSHTA/ Kejvina Kthjella flet për “sherrin” me Vildane Zenelin: Ka abuzuar me mua… – AlpeGossip
DIKUR MIKESHA TË NGUSHTA/ Kejvina Kthjella flet për “sherrin” me Vildane Zenelin: Ka abuzuar me mua…

DIKUR MIKESHA TË NGUSHTA/ Kejvina Kthjella flet për “sherrin” me Vildane Zenelin: Ka abuzuar me mua…

Kejvina Kthella dhe Vildane Zeneli dikur ishin mikesha dhe nuk mungonin postimet me përzemërsi për njëra-tjetrën. Mirëpo së fundmi është përfolur se dy modelet janë zënë.

Kejvina Kthella ishte e ftuar mbrëmjen e së shtunës në “Shiko Kush LUAN”, ku u bë pjesë e sfidave të ndryshme. Gjatë sfidës “Ndaje ose zhyt duart në …”, Kejvina u pyet nëse është e vërtetë që është zënë me Vildanen dhe arsyen e kësaj zënke.

“Thuhet se shoqëria mes teje dhe Vildane Zenelit nuk ekziston më, duam të dimë arsyen e kësaj zënke. Ndaje sot me ne arsyen në “Shiko Kush Luan” ose zhyt duart në…”,- ishte kjo pyetja që iu bë modeles, e cila zgjodhi të përgjigjej.

“Po jam zënë me Vildanen, kemi kohë të gjatë që nuk flasim më dhe arsyeja është se për faktin se unë kam qenë e vetme atje, ajo është munduar disi të abuzojë pak me mua”, tha Kejvina duke shtuar me shaka: “Jemi zënë për karikues”.