“MET GALA 2022″/ Disa nga veshjet më të mira të yjeve të Hollywood-it që shkëlqyen në tapetin e kuq – AlpeGossip
“MET GALA 2022″/ Disa nga veshjet më të mira të yjeve të Hollywood-it që shkëlqyen në tapetin e kuq

“MET GALA 2022″/ Disa nga veshjet më të mira të yjeve të Hollywood-it që shkëlqyen në tapetin e kuq

Met Gala 2022 me temën “Gilded Glamour” ka përfunduar dhe tashmë  kemi shumë material për të parë e komentuar. Çmimet Oscar të modës siç njihet ndryshe Met Gala u zhvilluan në Muzeun Metropolitan në Nju Jork, mbrëmjen e së hënës. Tema e mbrëmjes ishte pjesa e dytë e ekspozitës “In America: An Antology of Fashion”.

Tema e këtij viti ishte me interes të veçantë pasi i referohej epokës së artë të Nju Jorkut. Presidentët e nderit këtë vit ishin Tom Ford, Adam Mosseri dhe Anna Wintour dhe prezantues të natës magjepsëse ishin Blake Lively së bashku me Ryan Reynolds, Lin-Manuel Miranda dhe Regina Kings.

Vlen të theksohet se bileta për në Met Gala kushton 35 mijë dollarë, ndërsa nëse do donit të zinit një tavolinë, do duhet të futet dorë thellë në xhep dhe të paguani 275 mijë dollarë.  Të ftuarit magjepsës nderuan me prezencën e tyre dhe me krijime unike teksa tapeti i kuq fitoi shkëlqimin që i kishte munguar.

Por çfarë zgjodhën yjet të veshin?

 

 

Anna Wintour u shfaq me Couture Chanel, ndërsa prezantuesja e mbrëmjes Blake Lively me Versace.

Kim Kardashian me një fustan të tejdukshëm alla Marilyn Monroe, i tëri i qëndisur me dorë me kristale dhe gëzof të bardhë. Hailey Bieber me një fustan Saint Laurent.

Gigi Hadid me Versace. Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij Nicola Peltz Beckham me një fustan Valentino, i cili kishte një dekolte mbresëlënëse.

Kendall Jenner me një fustan nga Prada bëri përshtypje në tapetin e kuq. Kylie Jenner me Off_White.

Kaia Gerber me fustan Alexander McQueen. Jessica Chastain me Gucci. Vanessa Hudgens me Moschino.

Phoebe Dynevor me fustan nga Louis Vuitton. Dakota Johnson me Gucci. Irina Shayk me urberry. Glenn Close me Valentino.

Julianne Moore me fustan me Gucci. Billie Eilish me një fustan Gucci stil vintage. Naomi Campbell me një fustan të personalizuar Burberry.  Taylor Hill me një fustan blu mahnitës Miss Sohee.

Alicia Keys me Ralph Lauren. Sophie Turner me Louis Vuitton. Sarah Jessica Parker me një fustan të personalizuar bardh e zi, Cristopher John Rogers.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri