“MË PËRBUZËN”/ Jona Spahiu rrëfen për herë të parë problemet me kolegët në televizion – AlpeGossip
“MË PËRBUZËN”/ Jona Spahiu rrëfen për herë të parë problemet me kolegët në televizion

“MË PËRBUZËN”/ Jona Spahiu rrëfen për herë të parë problemet me kolegët në televizion

Moderatorja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Jona Spahiu, u bë nënë për herë të parë në shtator të vitit që lamë pas. Ajo solli në jetë vogëlushin Raiden, të cilit i ka kushtuar të gjithë kohën e saj dhe ka vendosur që për një periudhë të pacaktuar kohore të shkëputet nga televizioni.
Mirëpo, teksa kujdeset për të voglin si një nënë me kohë të plotë, ajo ka gjetur një pasion të ri, Youtube-in, ku ka nisur të ndajë me ndjekësit eksperiencat personale të jetës së saj.

Së fundmi, Jona ka publikuar një video ku rrëfen gjerë e gjatë mënyrën sesi ajo u bë pjesë e televizionit dhe vështirësitë e mëdha që ka kaluar për të qenë aty ku është sot.

Moderatorja rrëfen se iu desh një kohë e gjatë të kuptonte nëse televizioni ishte vërtetë ai çfarë Jona dëshironte dhe atëherë kur mendoi se arriti majat, iu desh të përballej me refuzimin e të tjerëve dhe vështirësitë e mëdha për të ruajtur identitetin në një rreth që përpiqej t’a ndryshonte pa e kuptuar.

“Bëra gjithçka për të dhënë më të mirën time por nuk isha e ndërgjegjshme për potencialin që unë zotëroja. Nuk isha e ndërgjegjshme deri në pikën që të tjerë të cilit ishin më të mëdhenj, të cilët kishin më eksperiencë, më bënin të ndihesha pakgjë. Shumë njerëz më kanë bërë të ndihem pakgjë, duke vënë në dukje të gjitha gjërat të cilat në shijet e tyre konsideroheshin si jo fort të mira në të dhënat e mia si prezantuese.”- rrëfen Jona.

“Njerëzit të cilët i kisha parë nga ekrani më dukeshin të paprekshëm, të paarritshëm, pothuajse mite, ishin rreth e rrotull meje dhe ishin po të njëjtët njerëz të cilët në mënyrë të shprehur ose të pashprehur ndikonin tek personaliteti im, duke thënë një fjalë këtu, një fjalë atje.”

“Nëse doni të dëgjoni një gjë të jetuar nga një njeri i cili ka kaluar mjaft, deri tek pika që mund të jetë edhe përbuzur mjaft, mos ndërtoni personalitetin tuaj, prototipin tuaj, identitetin tuaj në varësi të gjërave që njerëz shumë pak të rëndësishëm për ju thonë. Mos i lejoni të tjerët t’ju bëjnë të ndiheni pakgjë.”- është shprehur moderatorja në videon e publikuar në kanalin e saj në Youtube.