MBETI PA FJALË NGA KËRCIMI I KLAUDIAS/ Fansat i kthehen Albi Nakos: Po të shkon goja lëng… – AlpeGossip
MBETI PA FJALË NGA KËRCIMI I KLAUDIAS/ Fansat i kthehen Albi Nakos: Po të shkon goja lëng…

MBETI PA FJALË NGA KËRCIMI I KLAUDIAS/ Fansat i kthehen Albi Nakos: Po të shkon goja lëng…

Kërcimit provokues të Klaudias në klipin e Getoarit nuk i rezistoi as Albi Nako.

Klaudia Pepa ishte protagonistja kryesore e klipit të reperit Getoar Selimi, “Amante”, ku  dhuroi disa skena mjaft provokuese në klip, me kërcimin e saj sensual, e veshur me një palë të brendshme në ngjyrë blu.

Balerina publikoi dje një sekuencë ku shfaqej me një prej kërcimeve më provokuese, duke bërë një spaktë dhe një twerk e shtrirë në tokë. Ky kërcim ka lënë pa fjalë edhe vetë ish-bashkëshortin e saj, Albi Nakon, i cili nuk mund të mos reagonte.

Ai ka komentuar në videon e saj në Instagram, me dy emoji duartrokitjesh, duke e përgëzuar kështu për këtë kërcim mjaft profesional.

Por fansat e balerinës nuk e kanë lënë me kaq. Në disa komente ata kanë etiketuar koreografin dhe e pyesin nëse ka ndonjë gjë për të shtuar për pamjet spektakolare që pa.

“Albi Nako a ke ndonjë gjë për të shtuar”?, i shkruan një komentuese ndërkohë që një tjetër shkruan: Po të shkon lëng goja!”.

 

Pas ndarjes, marrëdhënia e Klauidas me Albin ka mbetur në terma shoqërorë dhe edhe pse e tillë, gjithnjë tërheq vëmendjen e fansave të tyre për të ditur më shumë.