ëse ka diçka për të cilën akuzohen më shumë personazhet e njohur janë operacionet plastike.
Edhe Vesa Luma nuk i ka shpëtuar këtyre akuzave, pavarësisht se ka treguar që i ka rezistuar tundimit duke qëndruar ashtu siç është.
Në postimin e saj të fundit në Instagram një prej ndjekësve e akuzon se, është bërë e gjitha plastikë dhe këngëtarja i përgjigjet troç.
“Je bërë e gjitha plastikë, po dil ashtu si je”, i shkruan ndjekësi.
Ndërsa Vesa i përgjigjet:
“E keni mësuar përmendsh këtë fjali. Ta tregoja një të vërtetë të hidhur ty ndoshta: Asgjë, por ama, asgjë plastikë s’ka këtu”.
Më pak për të zbutur situatën, ndjekësi i shkruan se e kishte fjalën që këngëtarja s’ka nevojë që të bëj ndërhyrje, si edhe nuk ka pse rregullon fotot me “Photoshop”.
Pak kohë më parë një tjetër ndjekës e pyeti këngëtaren nëse kishte përdorur botoks në fytyrë.
“Jo, nuk kam përdorur akoma, preferoj shumë trajtimet natyrale përderisa jam ende e re, por nuk e përjashtoj mundësinë që në një të ardhme nëse mendoj se do të më bëj të lumtur, do ta bëj”, iu përgjigj Vesa.