ZBULOHET SHERRI/ Dafina Zeqiri qenka zënë keq me moderatorin e njohur shqiptar – AlpeGossip
ZBULOHET SHERRI/ Dafina Zeqiri qenka zënë keq me moderatorin e njohur shqiptar

ZBULOHET SHERRI/ Dafina Zeqiri qenka zënë keq me moderatorin e njohur shqiptar

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është padyshim një ndër artistet më të njohura shqiptare e cila po korr një sukses të madh me këngët e saj të cilat kthehen menjëherë në hite. Mirëpo, ndonëse askush nuk e kishte vënë re së fundmi është zbuluar se këngëtarja është zënë me moderatorin e njohur të emisionit ‘N’drrimi Natës’, Alaudin Hamiti.

Sherrin e tyre e ka zbuluar së fundmi vetë Alaudini në lojën ‘Haje ose Thuaje’ që zhvillon në emisionin e tij. Këngëtarja, Ronela Hajati e ka pyetur se me kë personazh nuk flet dhe Alaudini ka përmendur emrin e Dafinës.

“Kam disa që nuk flas. Por për shkak të një problemi që kemi pasur shumë kohë më parë me emisione, nuk kam folur me Dafina Zeqirin, thjesht s’e kam takuar më”, ka thënë Hamiti.