Blogeria e seksit Zhaklina Lekatari së fundmi ka dhënë një intervistë ku ka folur gjatë për bulizmin që merr nga mediat sociale për temat që trajton, për komentet negative dhe si arrin t’i përballojë vazhdimisht kritikat që merr.
Ndër të tjera ajo ka treguar për Ora news se çfarë nuk pëlqen nga mentaliteti shqiptar.
Injoranca dhe vulgariteti janë gjërat e vetme që e shqetësojnë blogeren në Shqipëri, dhe sipas saj kjo mund të luftohet vetëm me edukim.
Çfarë të shqetëson më shumë ty nga mentaliteti shqiptar?
Injoranca dhe vulgariteti. Injoranca është më e madhja sepse ajo është më e keqja e të këqijave. Nga ajo burojnë të gjitha të tjerat. Mendoj se kjo luftohet vetëm me edukim luftohen të gjitha fenomenet. Ne të gjithë duhet të kërkojmë që të ketë më shumë fonde për edukim. Katër janë shtyllat e shtetit dhe njera nga këto është edukimi.