Çifti shumë i dashur për publikun, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kanë nisur së fundmi pushimet. Dyshja kanë udhëtuar drejt bregdetit dhe nuk i kanë kursyer fotot në rrjete sociale.
Jonida ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet joshëse e veshur me rrobabanjo. Ajo ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët janë habitur nga linjat trupore vetëm pak kohë pas lindjes.
Në sy ka rënë komenti i të shoqit, Besnikut. “Kush është kjo?”, ka shkruar ai me humor, ndërsa Jonida ende nuk i ka kthyer një përgjigje.