“I LASHË NUMRIN KAMARIERIT”/ VIP-at shqiptarë tregojnë si “futën në thes” PARTNERET e tyre (VIDEO) – AlpeGossip
“I LASHË NUMRIN KAMARIERIT”/ VIP-at shqiptarë tregojnë si “futën në thes” PARTNERET e tyre (VIDEO)

“I LASHË NUMRIN KAMARIERIT”/ VIP-at shqiptarë tregojnë si “futën në thes” PARTNERET e tyre (VIDEO)

Të ftuar në intervista apo edhe në rrjete sociale jo pak herë vipat kanë treguar se si janë njohur me njëri tjetrin.

Ndër historitë më komike janë edhe ato teksa vipet tregojnë se çfarë kanë bërë bashkëshortët e tyre për ti rënë paksa në sy.

Rastet janë nga më qesharaket por megjithatë ato nuk kanë nguruar t’i tregojnë edhe pse sikletosin disi partnerët e tyre.

Tek e fundit të gjithë femrat do dëshironin ta merrnin vesh të gjithë se çfarë bëjnë partnerët e tyre për ti pasur e sa kanë sakrifikuar nga vetja e tyre.

Irena Kita

“Unë nuk e dija që bashkëshorti im ishte shef kuzhine, e kuptova vetëm një javë pasi frekuentoheshim, mbante pak era kuzhinë kur e takoja, por filloi të më surprizonte me ëmbëlsira dhe një ditë e pyes se kush i përgatit këto ëmbëlsira? Dhe më thotë që i bënte të gjitha vetë. Është tamam thënia që dashuria vjen nga stomaku. Mendoj se pjesa shpirtërore dhe kimia mes nesh na bashkoi”, tha Kita.

Ardit Gjebrea tregon si e bëri për vete bashkëshorten:

“E mbaj mend si sot,Anila ishte dezhurn tek shkolla “Petro Nini Luarasi” dhe detyra e saj ishte të mos linte njerëz të huaj të mos hynin në shkollë. Tek dera e shkollës ajo më ndaloi te hyrja, por “prepotenca” prej të riu triumfoi; unë hyra dhe fitova fillimisht zemërimin e saj ndërsa më pas simpatinë dhe kokëfortësinë e saj. Megjithëse që atëherë isha i njohur, ajo nuk pyeti për famën time.”

Tepër e vështirë ishte “ta fusja në thes”, por më në fund ia dola! Të dua e kemi thënë me puthje më pas e deri më sot e themi çdo ditë”, tregoi moderatori i njohur në një intervistë për “Elegance”.

Lorik Cana tregon si e bëri për vete bashkëshorten:

“Kisha dy muaj në Itali. Për herë të parë, u pamë në një restorant ku secili po darkonte me miqtë e vet. Nuk folëm, – tregon Loriku, – por unë zgjodha një mënyrë jo shumë të përshtatshme për t’u lidhur me të. Kur ika, i lashë menaxherit të restorantit numrin tim dhe i thashë t’ia jepte asaj vajzës bionde. ‘Je i sigurt që do ta pranojë?’ – më pyeti ai. Unë isha i bindur që po, sepse, gjatë gjithë mbrëmjes, ishim parë në sy.
Pastaj, unë u largova për dhjetë ditë në grumbullim me kombëtaren dhe prisja me padurim që të më kontaktonte. Doja të dija nëse do të më merrte në telefon apo do të më dërgonte ndonjë mesazh. Pas dy ditësh, Monica më ka dërguar një mesazh shumë ironik, ku shkruante se kjo metodë për t’iu afruar një vajze ishte e dalë mode. Gjithsesi, unë e mora sinjalin. Ajo më shkroi dhe më dha mundësinë që të lidhesha me të” u shpreh ai.

Enkel Demi tregon si e bëri për vete bashkëshorten:

Teksa u pyet se si e kishte njhour bashkëshorten , Enkel Demi u shpreh si më poshtë:

“Nuk ka qenë propozim klasik, iu ngjita ca kohë nga mbrapa sepse nuk ishte dashuri me shikim të parë. E ftoja për kohë, për ndonjë të ngrënë sepse bëhet fjalë për 1993 dhe unë nuk isha një prej njerëzve më të pasur të qytetit

Enkel Demi: Nuk kisha kursime, por i përdorja me listë. Në çdo kafe ose restorant që shkoja, i shkelja syrin kamarierit. Kjo ishte gjëja që e mahniti fillimisht atë se vinte nga Italia dhe tha, cfarë është ky njeri që gjithandej ka një llogari të hapur.”

/AlpeNews.al