E NISËN DISTËN DUKE VALLËZUAR/ Lorenci diskuton me Jorin: Vetëm unë nuk i fus… – AlpeGossip
E NISËN DISTËN DUKE VALLËZUAR/ Lorenci diskuton me Jorin: Vetëm unë nuk i fus…

E NISËN DISTËN DUKE VALLËZUAR/ Lorenci diskuton me Jorin: Vetëm unë nuk i fus…

Mëngjesit e sotëm Lorenc Hasrama ka ftuar Jori Dellin që të vallëzojnë së bashku. Modelja nuk e refuzoi këngëtarin dhe nën ritmin e muzikës ato kërcyen teksa ndodheshin pranë pishinës.

Por pas këtij vallëzimi të bukur ata diskutuan me njëri-tjetrin. Teksa po bisedonin edhe me Luiz Ejllin, Lorenci thotë se e di se kush më ka nominuar dhe përmendi emrin e Jorit.

Kjo e fundit tha se nuk gënjen dot dhe prandaj nuk reagon. Më pas i kthehet duke i thënë ‘ta them arsyen pse të nominova”.

“Ti kur bën muhabet nuk të lë të flasësh. Flasim për një gjë, futet ai dhe nuk të lë të flasësh. Nis e flet për gjërat e veta, monologët e veta ”, sqaron Jori.

Por këngëtari kundërshton duke thënë se ‘vetëm ai nuk i fut hundët vend e pa vend”.