“DRAKE I SHKRUAN CAPITAL T”/ Reperi e falenderon me këtë mesazh për…(FOTO) – AlpeGossip
“DRAKE I SHKRUAN CAPITAL T”/ Reperi  e falenderon me këtë mesazh për…(FOTO)

“DRAKE I SHKRUAN CAPITAL T”/ Reperi e falenderon me këtë mesazh për…(FOTO)

Tashmë jemi mësuar që artistët shqipëtarë të dëgjohen e të njihen dhe në skenën ndërkombëtare dhe për këtë sigurisht që ndihemi mjaft krenarë.

Ndonjëherë shohim dhe se si artistë të mëdhenj në botë shpesh vlerësojnë artistët shqipëtarë, por më së shumti kjo ndodh me artistët si Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Era Istrefi apo Gashi.

E megjithatë së fundmi vëmendjen na e mori Capital T, sepse reperit duket se i ka shkruar në Instagram Drake.

Menjëherë sapo e pamë këtë screen shot në InstaStorin e reperit shqiptar mbetëm të shokuar.

“Thank you for the wi…” duket se ka shkruar Drake në foton e postuar nga Capital T.

Ajo që na shkon në mëndje është se reperi shqiptar mund ta ketë uruar Drake për ditëlindjen tij të 32-të dhe ky i fundit e ka falenderuar për urimin!

Mund të themi se jemi po aq të emocionuar sa Capital T i cili i ka bërë screen shot bisedës menjëherë sapo i ka ardhur mesazhi pa e hapur atë të plotë.