"Hoqi reçipetat në strip club", Kejvina Kthella merr gjobë nga Xing me Ermalin - AlpeGossip
“Hoqi reçipetat në strip club”, Kejvina Kthella merr gjobë nga Xing me Ermalin

“Hoqi reçipetat në strip club”, Kejvina Kthella merr gjobë nga Xing me Ermalin

Mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” po transmetohet disa pjesë “off records” të këtij sezoni televiziv ku të ftuarit por edhe vetë Kejvina nuk e di që po filmohen dhe tregojnë sekrete e të pathëna që nuk do t’i thonin në ekran. Gjatë xhirimit të emisionit Kejvina i tregon Ermalit se para dy ditësh ka qenë në një strip club dhe i ka hedhur striptistes 100 mijë lekë. Ermali paralajmëron se ai që shkon në stip club do marrë gjobë por Kejvina duket se nuk e vret mendjen dhe vazhdon tregon për natën në strip club.

“Isha para dy ditësh në strip club, i hodha njërës 100 mijë lekë. Kërcente shumë bukur ajo goca, hoqi sytjenat kur i hodha lekë”, tregon Kejvina. “Kush ka qenë në club me striptist ka gjobë”, thotë Ermali. “Unë isha pra”, ja kthen Kejvina. “Ke gjobë”, i përgjigjet Ermali.