Harrojeni Encën e Kallashin, Ermal Mamaqi bën twerkun që do t’ju shkrijë së qeshuri (VIDEO) – AlpeGossip
Harrojeni Encën e Kallashin, Ermal Mamaqi bën twerkun që do t’ju shkrijë së qeshuri (VIDEO)

Harrojeni Encën e Kallashin, Ermal Mamaqi bën twerkun që do t’ju shkrijë së qeshuri (VIDEO)

Kërcimi twerk njihet nga të gjithë tashmë dhe vajzat e njohura të ekranit e praktikojnë shpesh në videoklipet e tyre apo videot që postojnë në rrjete sociale. Mjafton të kujtojmë Encën, videot ku ajo bën twerk tërheqin shumë vëmëndjen. Por edhe Kallashi e cila falë këtij kërcimi u bë e njohur. Megjithatë sot aftësitë për të bërë twerk i ka treguar edhe Ermal Mamaqi.

Të ftuarit e mbrëmjes së sotme në “Xing me Ermalin” po luajnë lojën me dënime, të mbledhur në Prezë, lojë e cila ka sjellë shumë të qeshura për shkak të dënimeve që u kanë rënë lojtarëve. Kur erdhi radha e Ermal Mamaqit, moderatorit i ra si dënim të bënte twerk. Ermali fillimisht u shpreh se nuk dinte si bëhej twerk por më pas edhe me ndihmën e vajzave arriti të tundej duke shkaktuar shumë të qeshura. Ndiqni videon më poshtë.