HANA E VESHUR E GJITHA ME “VERSACE”/ Loredana publikon fotot më të ëmbla të mëngjesit – AlpeGossip
HANA E VESHUR E GJITHA ME “VERSACE”/ Loredana publikon fotot më të ëmbla të mëngjesit

HANA E VESHUR E GJITHA ME “VERSACE”/ Loredana publikon fotot më të ëmbla të mëngjesit

Reperi i njohur, Mozzik dhe partnerja e tij, Loredana, u bënë prindër disa muaj më parë me një vajzë të quajtur Hana. Që prej ardhjes në jetë të vogëlushes, dyshja ka publikuar herë pas here foto dhe video, duke ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’, momentet më të ëmbla pranë saj.

Së fundmi ka qenë Loredana e cila ka publikuar disa foto të Hanës mëngjesin e sotëm, e cila është veshur e gjitha në ‘Versace’. Vogëlushja duket shumë bukur e kombinuar në ngjyrën e verdhë dhe blu me një kostum të firmës së njohur.

Kujtojmë se dhe më parë Mozzik dhe Loredana kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve për markat e kushtueshme që kanë zgjedhur të veshin.