OLTA BOKA JU GJEN ZGJIDHJEN/ Kjo është pema ideale e festave të fundvitit për shtëpitë me ambiente të vogla, si kjo e këngëtares – AlpeGossip
OLTA BOKA JU GJEN ZGJIDHJEN/ Kjo është pema ideale e festave të fundvitit për shtëpitë me ambiente të vogla, si kjo e këngëtares

OLTA BOKA JU GJEN ZGJIDHJEN/ Kjo është pema ideale e festave të fundvitit për shtëpitë me ambiente të vogla, si kjo e këngëtares

Olta Boka ka gjetur idenë më të veçantë e më praktike për të vendosur një bredh, një ide që do t’ju hyjë shumë në punë nëse keni shtëpi të vogël. Këngëtarja ka krijuar një pemë njëdimensionale, duke ngjitur në mur disa degë bredhi të gjelbër dhe duke i dhënë formën klasike të pemës së Krishtlindjeve. Sigurisht nuk mungojnë as zbukurimet.

Olta tregon se pemën ajo dhe familja e saj e kanë bërë vetë, pasi nuk është e gatshme, një tjetër detaj shumë interesant pasi kështu do të mund të vendosni në punë të gjithë familjen.

“Kjo pemë është ideale edhe për hapësira më të vogla apo për familje me fëmijë që s’lënë gjë pa prekur.”-shkruan Olta, e cila këtë vit u bë nënë për herë të parë me një vajze.