E PAZAKONTË/ Çanta më e vogël se një kokërr kripë shitet për $63,000 – AlpeGossip
E PAZAKONTË/ Çanta më e vogël se një kokërr kripë shitet për $63,000

E PAZAKONTË/ Çanta më e vogël se një kokërr kripë shitet për $63,000

Një çantë dore e vogël me përmasa vetëm 657 x 222 x 700 mikron (ose më pak se 0,0762 cm e gjerë) u shit për mbi 63,000 dollarë në një ankand online të mërkurën.

Çanta, e cila mezi duket me sy të lirë, ka ngjyrë të verdhë-të gjelbër fluoreshente dhe bazohet te një dizajn i njohur i Louis Vuitton – por nuk është prodhim i markës luksoze.

Çanta më e vogël se një kokërr kripë shitet

MSCHF, grupi që prodhoi çantën, pretendon se ajo është mjaft e ngushtë sa mund të kalojë në vrimën e një gjilpëre dhe është më e vogël se një kokërr kripë deti.

Çanta u shit së bashku me një mikroskop të pajisur me një ekran dixhital përmes të cilit mund të shihet.

Pra, të paktën blerësi mund ta shohë.