Butrint Imeri, Getoar Selimi dhe Barbara Dini festojnë sot në 3 korrik ditëlindjen në një ditë.
Të lindur në një datë por me mosha të ndryshme, sot Butrint Imeri mbush 24-vjeç, Getoar Selimi 37-vjeç dhe Barbara Dini 33-vjeç.
Mirëpo të tre këta këngëtarë shumë të dashur për publikun përveçse ditën e lindjes e kanë të përbashkët, kanë edhe shënjën e horoskopit gjithashtu. Janë të tre gaforrja. Ata janë të ndjeshëm, të dashur dhe familjar. Por si të gjithë dhe gaforret kanë anën e tyre të errët, që më shumë se e errët është dramatike.
Nuk kanë reshtur urimet nga fansat dhe të afërmit e këngëtarëve, të cilat ata i kanë postuar edhe në “Insa Storyn” e tyre.
Getoar Selimi ka marrë nga Marina një surprizë të mrekullueshme, një tortë ku shihet këngëtari i mbështetur në një shishe shampanje me gotën në dorë, një pamje gati e njëjtë me atë që shfaqet në klipin e ri me Majk.
Ndërsa Butrint Imeri ka postuar një storu ku shkruaj ” Unë jam 24″.
Ndërsa Barbara Dini ka postuar një foto me tullumbace ku shkruhet “Shumë urime për mua”.
Alpe.Gossp.al