“LAMË NJËRI-TJETRIN”/ Stresi flet për ndarjen e bujshme nga Keisi dhe i tha të gjitha (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“LAMË NJËRI-TJETRIN”/ Stresi flet për ndarjen e bujshme nga Keisi dhe i tha të gjitha (FOTO+VIDEO)

“LAMË NJËRI-TJETRIN”/ Stresi flet për ndarjen e bujshme nga Keisi dhe i tha të gjitha (FOTO+VIDEO)

Pak kohë më parë, Stresi dhe Keisi i dhanë fund lidhjes dhe kjo u shoqërua me disa thumbime në rrjete sociale, goxha të bujshme. ‘I martuar dhe kapet në hotel me femër tjetër’, u shpreh bukuroshja për reperin, duke lënë të kuptohet se shkaku ishte tradhtia.

Së fundmi, Stresi ka dhënë një intervistë për “60 sekonda në Prive”, ku nuk ka munguar një pyetje rreth Keisit. I pyetur se cili prej tyre i dha fund lidhjes, reperi tha se të dy e kanë lënë njëri-tjetrin.

“Lamë njëri-tjetrin”, tha ai. Po ashtu, Stresi u shpreh se i ka harruar të dashurat që ka pasur dhe se kur t’i vijë radha do të martohet. Kujtojmë se dyshja kanë qenë të martuar zyrtarisht me njëri-tjetrin dhe nuk dihet ende nëse pas ndarjes ata janë divorcuar.