THA SE E KA GOCË TEZE PAS NDARJES/ Ronela Hajati i kundërpërgjigjet Zerkës – AlpeGossip
THA SE E KA GOCË TEZE PAS NDARJES/ Ronela Hajati i kundërpërgjigjet Zerkës

THA SE E KA GOCË TEZE PAS NDARJES/ Ronela Hajati i kundërpërgjigjet Zerkës

Historia mes Young Zerkës dhe Ronela Hajatit duket se nuk ka fund. Ndërkohë që pak kohë më parë u mësua se dyshja i kishte dhënë fund lidhjes, Zerka i bëri lëmsh të gjithë teksa tha se vazhdojnë prapë bashkë.

Po ashtu, pak minuta më parë në media qarkulloi më shpejtësi një deklaratë e këngëtarit Young Zerka ku e quante ish partneren e tij, Ronela Hajati, gocë teze.

“E kam gocë teze. (qesh). Me mua është i njëjti avaz, gjithmonë mediat thonë Zerka u lidh Zerka u zgjidh. Jemi shok shoqe, koleg shumë të mirë.” , deklaroi Zerka gjatë intervistës në ‘Wake Up’.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Ronela në një postim në ‘Instastory’. Këngëtarja ka publikuar një video të vetën pranë së cilës ka shkruar një dedikim që mendohet se i drejtohet Zerkës.

“Kur ti në fillim dyshon po pastaj del që është çun i mirë”, ka shkruar Ronela duke i bërë të gjithë të mendojnë se e ka për deklaratat e fundit të ish partnerit të saj.