E DINIT? Shkencëtarët tregojnë përse gratë duhet të ndalojnë së vendosuri sytjena - AlpeGossip
E DINIT? Shkencëtarët tregojnë përse gratë duhet të ndalojnë së vendosuri sytjena

E DINIT? Shkencëtarët tregojnë përse gratë duhet të ndalojnë së vendosuri sytjena

Që nga puberteti, vajzave u thuhet se duhet të vendosin sytjena.
Kështu, një numër i madh i grave i vendosin ato, pa qenë në dijeni për efektet anësore që sjellin.

Studimet e fundit kanë sugjeruar se veshja e tyre sjell më shumë dëm sesa dobi.

Profesor Jean-Denis Rouillan, nga Qendra e Spitalit të de Besancon në Francë, bëri një studim se pse gratë nuk kanë nevojë për sytjena.

Sipas studimit të tij, ato nuk u shërbejnë qëllimeve mjekësore apo anatomike. Ai zbuloi se sytjenat bëjnë të kundërtën e kësaj – shkaktojnë varjen e gjoksit.

Megjithëse studimi gjeti dobi për gratë që zgjedhin të mos vendosin sytjena, gratë në studim ishin të reja në moshë dhe i kanë vendosur këto të fundit vetëm për tri ose më pak dekada.

Nëse gratë e moshuara zgjedhin të mos vendosin sytjena, nuk do të kishte rezultate të njëjta sikur me të rejat.